Lajmet për llogari në parajsat fiskalë me ortakë rusë, Kryemadhi padit ‘Top Channel’: Kërkoj 400 mijë euro dëmshpërblim

18 Prill 2023, 12:54

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, i konsideron lajme të rreme me qëllim shantazhin politike dokumentet e publikuar nga ‘Top Channel’ në të cilat pretendohet për financime nga oligarkë rusë. Kryemadhi tha se e ka paditur televizionin në fjalë dhe kërkon 400 mijë euro dëmshpërblim. Sipas tij janë publikuar dokumente të falsifikuara me qëllim mashtrimin e opinionit publik.