Lalm i Ri në Lezhë, shtyllat elektrike ne mes rrugëve! Banorët: Janë burim aksidentesh, duhet të hiqen

13 Maj 2021, 16:24

Këto shtylla elektrike ndodhen në mes të rrugës kryesore në zonen e Lalmit të Ri në periferi të qytetit të Lezhës. Përgjatë rrugëve të këtij fshati ka disa shtylla elektrike dhe ndonëse projekti i rikualifikimit urban është drejt fundit ende nuk është gjetur asnjë zgjidhje për zhvendosjen e tyre. Banorët shprehen se krahas pamjes së shëmtuar prezenca e shtyllave në rrugë është burim aksidentesh.