Lamtumira për Kadarenë/ Fatos Kongoli: Ishte shkollë letrare! Rita Petro: donte një diell perëndimor për Shqipërinë

3 Korrik, 12:01

Në homazhe për t'i dhënë lamtumirën Ismail Kadaresë erdhën dhe shkrimtarë shqiptarë.

Shkrimtari Fatos Kongoli e quajti një shkollë letrare, Ismail Kadarenë dhe tregon bisedat e fundit me të.

Fatos Kongoli: “Kadare është shkrimtar i madh i përmasave botërore. E kam adhuruar gjithmonë si autor Kadarenë dhe atëherë kur nuk më shkonte mendja të bëhesha unë shkrimtar. Vitet e fundit u miqësuam me njëri tjetrin. Kishim një mik të përbashkët dhe vila e Kadaresë në Qerret takoheshim shpesh. Më ndodhte të takohesha dhe në raste festash.Ismaili nuk është shkrimtar i zakonshëm. Është shkollë letrare”