Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis

27 Janar, 17:45 | Përditesimi i fundit: 2025-01-27 17:48:05

Nderimet e Greqisë për Kryepeshkopin e Shqipërisë Anastas Janullatos janë mbyllur mëngjesin e sotëm dhe trupi i pajete i prelatit është nisur tashmë drejt Shqipërisë. Do të ketë një ceremoni nderimi në kufirin shqiptaro-grek, ndërsa kortezhi do të mbërrijë në Tiranë të martën pasdite. Në ceremoninë e varrimit të Kryepeshkopit priten personalitete botërore të klerit por edhe shtetërore, si Kryeministri grek Mitsotakis.