Lamtumira për Kryepeshkopin, patriarku Bartolomeu do drejtojë ceremoninë, kripta e hapur për pelegrinët! Teologu tregon për Report Tv porositë e Anastasit

29 Janar, 15:03

TIRANË- Dy ditë homazhe, një ceremoni e veçantë dhe një figurë që do të mbetet në histori. Kryepeshkopi Anastas Janullatos do të përcillet nesër në banesën e fundit me një shërbesë të drejtuar nga Patriarku Ekumenik Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse.

Kryepeshkopi Anastas do të prehet në kriptën e Katedrales, aty ku sipas traditës së lashtë ortodokse, varrosen prijësit e kishës që kanë ndërtuar e drejtuar tempujt e shenjtë.

Në një intervistë për Report TV, teologu Miron Çako shpjegon simbolikën e riteve të ndjekura, duke theksuar se gjithçka po zhvillohet sipas traditës shekullore ortodokse.