Lapaj kthen vëmendjen te referendumi, dorëzon në KQZ kërkesën për formularët: Shfuqizojmë dy ligje!

29 Prill, 16:43 | Përditesimi: 29 Prill, 16:43

Adriatik Lapaj dorëzoi në KQZ kërkesën për marrjen e formularëve për mbledhjen e 50 mijë firmave, që përmes referendumit të shfuqizojë dy ligje, atë të Paketës së Maleve dhe investimeve strategjike. Por, për shkak të vakuumit ligjor, Lapaj e pranon se kjo është një rrugë e gjatë dhe kodi aktual e vështirëson thirrjen në referendum të qytetarëve.

I.M/Shqiptarja.com