Largimi i Berishës nga grupi parlamentar, Nishani: Basha skuth, argat i Ramës që tenton të zhbëjë PD! Kadilli: Partia humbi liderin dhe ish-liderin, të dy janë falsë!

10 Shtator 2021, 15:22 | Përditesimi: 10 Shtator 2021, 15:22

'Vendim prej skuthi të Bashës' e ka cilësuar i ish-kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar.  Ai e quan Bashën 'argat' të Ramës, teksa thotë se misioni i tij është zhbërja e PD-së. Kadilli thotë se në PD humbi liderin dhe ish-liderin, ndërsa të dy, Bashën dhe Berishën, i cilëson si njerëz fals, pa moral e parime. Sipas Kadillit, vendimi i Bashës ishte i bazuar në llogari, për të mbajtur karrigen e kryetarit, jo të ardhmen e PD.

KT/Shqiptarja.com