Largimi nga drejtimi i degës së PD në Fier, Luan Baçi: Nuk më është njoftuar shkarkimi

20 Tetor 2021, 20:11

Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka reaguar pas lajmit se ai nuk do të jetë më në krye të degës së PD në Fier dhe se në vend të tij është emëruar Agron Kapllanaj. Pasi ka zhvilluar një mbledhje urgjente me  kryesinë e PD në Fier, Baçi tha për mediat se atij nuk i ka shkuar asnjë njoftim zyrtar për shkarkimin.

Ai shprehet po ashtu se ka zhvilluar mbrëmë një takim me kryedemokratin Lulzim Basha, ku i është kërkuar dakordësia për komandimin e dikujt tjetër, dakordësi të cilën shprehet se nuk e ka dhënë.