Largohet në drejtim të paditur 17-vjeçari/ Nëna në 'Pa Gjurmë': U largua se fqinji e kërcënoi

16 Dhjetor 2019, 19:55

TIRANË- Një 17-vjeçar është denoncuar nga familjarët se është zhdukur që prej datës 9 dhjetor. Bëhet fjalë për Izet Tosunin, nga fshati Libohovë, Gjirokastër. ’’Pa gjurmë’’ komunikoi në telefon me nënën e djalit, Valbona Tosunin e cila tha se Izeti u largua pasi fqinji e kërcënoi se do të njoftonte policinë.

"Izeti punonte në fshatin Braçan si çoban. Ai është larguar në datën 9 dhjetor. Fqinji e kërcënoi duke i thënë se do të sillte policinë, pasi i ka hedhur një gurë. Ai ka shkuar të godasë djalin me hekur. Në Braçan ka vajtur burri me policinë. Nuk ka patur probleme. Ai punonte me të atin si çoban. Nuk shkonte në shkollë. kishte vetëm 4 klasë. Nuk e di çfarë ka ndodhur. Nuk merrej djali as me vjedhje as me vrasje. Me asgjë nuk merrej. Dyshojmë se gisht ka gjitoni"-tha nëna.Humbja e 17-vjeçarit u denoncua ditën e djeshme nga familjarë të Tosunit në Shqiptarja.com. Referuar deklaratës që tha babai i të riut, djali vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë edhe ai ngrinte shqetësimin se mund të jetë ngacmuar nga fqinji.