Gjirokastër- Zhduket pa lënë gjurmë 17-vjeçari, babai: Mund ta kenë rrëmbyer

Gjirokastër- Zhduket pa lënë gjurmë 17-vjeçari, babai: Mund ta kenë rrëmbyer

GJIROKASTËR- Një 17-vjeçar është denoncuar nga familjarët i zhdukur prej 8 ditësh. Bëhet fjalë Izet Tosuni, 17 vjeç nga fshati Libohovë, Gjirokastër. Në një lidhje telefonike për Shqiptarja.com, babai i Izetit shprehet se djali vuan nga probleme mendore.

Ai tregon se nuk ka qenë hera e parë që është larguar nga shtëpia, teksa nuk përjashton mundësitë që mund të jetë rrëmbyer. Sipas babit të 17-vjeçarit, pronari ku i riu punonte ka pasur konflikte me një tjetër person dhe të gjithë dyshimet i ka tek ky i fundit.

"Djalin e kam hequr nga shkolla se nuk më mëson dhe nga mendja mendore e kisha pak të dobët, e kam djalin vetë që nuk e çova një herë në spital për kurim. Më ka ikur djali nga ora 05:30, më ka ikur djali nga puna, është parë në kthesën e Libovës. Është djalë i mbarë, ashtu i thotë mendja çakmak, ça i thotë mendja bën. Është larguar edhe një herë tjetër para dy vjetësh. Ka vajtur në Mashkullor. Ai që ma kishte marrë në Mashkullor, bëri çdo gjë dhe më mori ne celular.

Unë vras mendjen se djali më ka ikur me frikë nga fshati, se pronari ku punonte ka pasur një problem me një djalë tjetër", u shpreh ai në një lidhje telefonike për Shqiprarja. com.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë