Lazio-Inter ndez javën e 3 të Seria A, Asllani: Pas ndeshjes do shkëmbej fanellat me Hysajn

26 Gusht 2022, 14:31

Një transfertë e vështirë përballë Lazios e pret Interin mbrëmjen e sotme. Zikaltërit do tentojnë fitoren e tretë radhazi, ndërsa për sfidën ka folur edhe Kristjan Asllani, i cili mezi e pret sfidën ndaj Elseid Hysajt. Ai ka premtuar se në fund do ndërrojë bluzat me futbollistin e Lazios.