Ledri Vula si Maluma/ Fansja heq të brendshme dhe ia hedh në skenë

21 Korrik 2022, 09:18

Ledri Vula është kthyer në një Maluma shqiptar. Dhe jo nuk po flasim këtu për stilin e muzikës, por për një traditë të çuditshme dhe shumë të nxehtë të koncerteve të kolumbianit: hedhja e reçipetave në skenë gjatë performancës.

Kemi parë disa herë se si Ledri është përballur me të tilla skena në koncerte. Madje ai ka qenë artisti i parë shqiptar që u ndesh me një veprim të tillë disa vite më parë dhe e menaxhoi me shumë sportivitet.

Edhe tani që është baba i një vajze, fansat e tij në koncerte nuk përmbahen dhe ekzaltimi i shtyn drejt këtyre trendeve që së fundmi e kemi parë edhe në koncertin e Johnny Depp.

Reperi ka publikuar në Instastory një video ku shihet një fanse e tij e cila i heq të brendshmet dhe ia hedh atij në skenë. Videon Ledri e ka shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot.