Lefter Alla kërkon sërish lirinë në GJKKO për shkak të problemeve shëndetësore: Nuk jam në gjendje të përballoj burgun

26 Qershor 2023, 12:23

Ish kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla vijon përpjekjet me drejtësinë për t’u liruar nga qelia, me pretendimin se është sëmurë dhe se qëndrimi prapa hekurave i rrezikon jetën. Report Tv, mëson se ditën e sotme, avokati Allës ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për lirimin nga qelia.