Legalizimi i kanabisit mjekësor, Tabaku: Hap pas në procesin e integrimit! Noka: ‘Taksa’ që u paguan Rama bandave të drogës

17 Qershor 2023, 17:59

Qeveria miratoi një ditë më parë projektligjin për legalizimin e kanabisit, ndërsa reagime kanë ardhur nga opozita. Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku e quan një hap pas në procesin e integrimit, ndërsa thekson se mazhoranca nuk e ka konsultuar projektligjin me ndërkombëtarët.