‘Legalizimi i rrugaçërisë në Kuvend është bashkëfajësi’, Rama me grupin e PS: Të merren masa për dhunën fizike sipas rregullores

16 Janar, 18:21 | Përditesimi: 16 Janar, 18:21

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama komentoi edhe situatat kaotike që opozita krijon në Kuvend, deri në përplasje fizike. Një gjë e tillë, tha Rama, nuk lejohet tolerohet në asnjë Kuvend demokratik. Ai theksoi se legalizimi i rrugaçërisë në sallë krijon nxitje të urrejtjes dhe është bashkëfajësi. Sipas kryeministrit, masat për situata të tilla duhet të jenë të menjëhershme ashtu siç i ka rregullorja

I.M/Shqiptarja.com