Legalizuan godinën me dokumente false për ish-deputetin e PD, Gani Hoxha, detyrim paraqitje për ish-drejtoreshën e Kadastrës Sarandë, arrest shtëpie dy zyrtarëve! Dërgohen për gjykim

14 Maj, 11:55

Prokuroria e Sarandës ka firmosur 4 masa sigurimi për ish zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish deputet që ka përfituar padrejtësisht nga procedura e legalizimit, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentash”. Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeç, si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç dhe ish deputetin e Partisë Demokratike Gani Hoxha.