Legalizuan pallatin me 4 kate pa leje, pezullohet nga detyra drejtori i Kadastrës së Lezhës dhe përgjegjësi i legalizimeve! Në hetim ndërtuesi

21 Shkurt, 12:10

Drejtori i Kadastrës së Lezhës, Gentian Malotaj dhe përgjegjësi i legalizimeve Artur Shabaku janë pezulluar nga detyra. Ata kanë legalizuar në kundërshtim me ligjin një pallat në zonën e Kunes në Shëngjin, i cili kishte ndërtuar 4 kate pa leje. Dy zyrtarët kanë ankimuar pezullimin nga detyra në Gjykatën e Apelit.