Lehtësohen kushtet e kredisë për bizneset e qytetarët, eksperti Muço: Lehtësimi vjen pas përmirësimit ekonomik! Rriten kreditë për shtëpi, shkak çmimet e larta

27 Korrik 2021, 18:41

Bankat e nivelit të dytë në vend kanë lehtësuar kushtet për të dhënë kredi për bizneset dhe familjet në vend, ndërsa ka pasur edhe rritje të kërkesës për hua. Qytetarët sipas Bankës së Shqipërisë po marrin kredi më shumë për të blerë shtëpi, kjo sipas ekspertëve vjen si pasojë e çmimeve të larta të apartamenteve.