Leje legalizimi në këmbim të votës, Artan Lame 2 orë në SPAK

27 Qershor, 22:47

 

Ish kreu i Kadastrës nga viti 2019 deri në mars të 2023, Artan Lame, u pyet të mërkurën dy orë në SPAK rreth hetimeve për korrupsion në zgjedhje. Report Tv mëson, se ai u pyet si person në dijeni, por pa u akuzuar, rreth veprimtarisë së paligjshme të ish vartësve të tij, që kanë afruar legalizime e vend pune, në këmbim të votës për PS-në