Lejuan ndërtimin e pallatit të Lul Morinës dhe objekte të tjera pa leje në Farkë, pezullohen 4 zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë, mes tyre shefi Bujar Mehmeti

30 Shtator 2022, 13:42 | Përditesimi i fundit: 2022-09-30 15:33:44

Katër zyrtarë të Komisariatit nr. 1 në Tiranë janë pezulluar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore  për shkak të ndërtimeve pa leje në zonën e Farkës në Tiranë, duke përfshirë këtu lejimin e ndërtimit të pallatit 9-katësh të Lul Morinës që u sekuestrua nga Qeveria.