Leka Zogu e Elia Zaharia zyrtarisht të divorcuar! Marrëveshja për zgjidhjen martesës: Ja kur aktorja lë Pallatin Mbretëror! Kushti për të jetuar në apartamentin prapa ish hotel Dajtit

8 Maj, 17:35

Gjykata e Tiranës zgjidhi përfundimisht martesën mes Leka Zogut dhe Elia Zaharias. Vendimi i zbardhur i divorcit mban datën 25 prill 2024. Ndërkohë Shqiptarja.com disponon një kopje të marrëveshjes për zgjidhjen e martesës firmosur në janar të këtij viti mes të dyve. Elja do të jetojë në një apartament 300 m2 në qendër të Tiranës që Leka ia ka dhënë vajzës, Geraldines me kusht. Leka Zogu do takohet çdo ditë me të bijën.