Leku zgjidhje e dytë, ekonomia dominohet nga Euro! Rriten kreditë, depozitat, borxhi publik e blerjet në Euro

24 Gusht 2022, 16:54

Pavarësisht zhvlerësimit, në ekonominë shqiptare po dominon përdorimi i euros. Shumë qytetarë dhe biznese i marrin kreditë në monedhën europiane, ashtu sikundër edhe depozitat. Po më shumë se gjysma e borxhit publik në 6 muaj e parë të këtij viti është në euro. Gjithçka, rrezikohet nga luhatja e kursit të këmbimit