Lëkundjet e tërmetit, Cara jep këshilla në Report TV: Ja si duhet të veprojmë

17 Janar 2023, 12:35

Drejtori i Trajnimit dhe Mbështetjes Logjistike në Ministrinë e Brendshme, Arben Cara ka folur për Report Tv në lidhje me rreziqet nga tërmetet dhe disa këshilla se si mund të veprojmë kur ndjejmë lëkundje tërmeti apo çfarë duhet bërë pasi tërmeti ka përfunduar. Ai thotë se në asnjë mënyrë nuk duhet të jemi afër abazhurëve apo sendeve që bien nga forca e gravitetit dhe lëkundjeve të Tokës e nga ana tjetër e konsideron akoma më problematike faktin që njerëzit pas tërmetit shkojnë në lokal dhe pinë kafe. Sipas tij, lëvizja gjatë kohës që po ndodh tërmeti mund të çoj në fatalitet.