Lënda e kodimit që në klasë të parë, por në shkolla s’ka kompjuterë! Report TV vëzhgim në shkollat ‘Niket dardani’ e ‘Sabaudin Gabrani’, s’ka laboratorë informatike

14 Dhjetor 2022, 17:37 | Përditesimi i fundit: 2022-12-14 17:49:26

Përfshirja e lëndës së kodimit në klasat e para të 100 shkollave pilote në Tiranë, u prezantua si një nga risitë më të mëdha në Arsimit. Por nga vëzhgimi i Report Tv në dy shkolla të kryeqytetit, nuk ka as laboratorë për të zhvilluar këtë lëndë mësimore, dhe nxënësit nuk e njohin kompjuterin.