Letër partive, Begaj nis konsultimet për ‘datën e vendoreve’! PD refuzon: Presidenti, teatër politik në kohë protestash

27 Tetor, 19:05 | Përditesimi: 27 Tetor, 19:05

Presidenti Bajram Begaj nis konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore të 2027. Ai ka ftuar partitë politike për konsultime të premten e 30 tetorit.

Ftesa, i është dërguar këtë të martë të gjitha partive që janë të përfaqësuara në parlament dhe krerëve të grupeve parlamentare, dhe pas konsultimeve me ta, kreu i shtetit duhet të nxjerrë dekretin presidencial brenda afatit 6 nëntor.

E.H/Shqiptarja.com