Letra e Metës/ Rama: Të burgosurit u nxitën për revolucionin imagjinar të opozitës

20 Qershor 2019, 13:42

Nga Kuvendi, kryeministri Edi Rama reagoi për një letër që presidenti Ilir Meta i çoi drejtorisë së Burgjeve në lidhje me një informacion të qarkulluar në disa portale se po dalin nga qelitë persona të rrezikshëm me precedentë penalë. Shqiptarja.com dje publikoi edhe përgjigjene Burgjeve që i quajtën këto lajme, trillime portalesh. Kreu i qeverisë tha se presidenti ka ngatërruar adresë, pasi letra duhej që t'i ishte dërguar ministrit të Drejtësisë, dhe jo drejtorëve.

"Para dy ditësh morëm informacion që njerëz, që lehtësisht mund të verifikohen se me kë janë të lidhur në katërshen, kanë komunikuar me persona në burgje duke i nxitur që të marrin në dorë pjesë të tyre të revolucionit imagjinar dhe pas këtij informacioni del letra e Presidentit. Nëse do të ishte shqetësuar nuk do të rendte ka publikonte letrën që e ka dërguar në adresën e gabuar. Pavarësisht se ndihet komandanti super, ai nuk ka të drejtë tu drejtohet drejtorëve, por ministrave", tha Rama.

    No videos found.