Lëviznin të armatosur dhe me makina të blinduara, 3 të arrestuar në Fier! Tentuan t'i iknin policisë dhe hodhën armët në bar

1 Mars, 13:00

Policia e Fierit ka vënë në pranga dy vëllezër dhe një 50-vjeçar pasi janë kapur duke lëvizur të armatosur.

‘Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar "Sundimi i ligjit", kontrolleve të ushtruara bazuar në inteligjencën polciore, strukturat  hetimore dhe operacionale të DVP Fier dhe të Komisariatit të Policisë Fier, në bashkëpunim sherbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" dhe me mbështetjen e Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier, organizuan dhe finalizuan operacionion policor të koduar “Armed”.     

Si rezultat i operacionit, shërbimet e Policisë kapën dhe arrestuan në flagrancë në fshatin Fermë Çlirim, shtetasit R. K., 25 vjeç, B. K., 24 vjeç (vëllezër) dhe B. A., 50 vjeç, të tre banues në fshatin Sulaj, Fier. Këta shtetas qarkullonin të armatosur dhe në momentin që kanë parë shërbimet e Policisë, kanë tentuar të largohen dhe të fshehin armët duke i hedhur në një zonë me bimësi,  por nuk kanë mundur dot të largohen pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë.  
 
2 armët e zjarrit pistoleta janë gjetur dhe janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.