Lëvizte me armë në brez, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

23 Shkurt, 13:28 | Përditesimi: 23 Shkurt, 13:28

30-vjeçari u vu në pranga te zona e tregut elektrik në kryeqytet, pas informacioneve se ai lëvizte i armatosur. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjet në brez, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilën e mbante pa leje.

I.M/Shqiptarja.com