Lezha përfshihet nga era e fortë, pezullohet lundrimi për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin

11 Mars, 14:07

Rajoni i Lezhës është përfshirë nga era e fortë me stuhi shiu. Kjo situatë ka sjellë pezullimin e lundrimit detar për peshkarexhat dhe mjetet e vogla në Shëngjin.

Forca e dallgëve ka arritur deri në 8 ballë dhe shpejtësia e erës është mjaft e fortë.

Po ashtu stuhia ka sjellë probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa zona, pasi ka dëmtim të linjave.