Lezhë, autor i katër vjedhjeve në banesa, arrestohet 47-vjeçari (EMRI)

20 Prill 2024, 12:55 | Përditesimi: 20 Prill 2024, 12:55

Kastriot Kolaj, banues në Shëngjin u vu në pranga pasi pas hetimeve policore dyshohet për vjedhje të kryera gjatë periudhës janar-prill 2024.

Në banesën e tij, efektivët kanë gjetur një shumë parash dhe bizhuteri të ndryshme, të cilat dyshohen se janë vjedhur gjatë kësaj periudhe në banesa të ndryshme.

r.k./Shqiptarja.com