Lezhë, ‘bashkëjetesë’ me të vdekurit në lagjen informale

13 Nëntor 2022, 19:18

Në mungesë të hapësirave, varreza private në lagjen “Nënë Tereza” të Lezhës është zgjeruar duke u kthyer në burim konfliktesh. Varret e reja po hapen shumë pranë shtëpive, tregojnë banorët, të cilët janë ankuar disa herë në bashki por s’kanë marrë përgjigje.