Lezhë/ Bodrumet e pallateve nën ujë, banorët të shqetesuar: Situata e vazhdueshme, dëme të shumta dhe rrezik për fëmijët

13 Shkurt, 14:17 | Përditesimi: 13 Shkurt, 14:17

Kjo është situata e krijuar në bodrumet e pallateve të ndërtuara vitet e fundit në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës, pas reshjeve të fundit të shiut. Vërshimi i ujërave ka përmbytur katet e nëndheshme, duke shkaktuar mjaft dëme për banorët. Ata thonë se problematika është prezente sa herë ka reshje shiu me intensitet të lartë, duke u kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm për ta, pasi prania e ujit për ditë të tëra dëmton strukturat e ndërtesave dhe përbën rrezik për jetën e fëmijëve.

 

I.M/Shqiptarja.com