Lezhë/ Dëmtohet argjinatura e Torovicës, rrezik për përmbytje! Prendi: në tetor nis puna për përforcimin e argjinaturës

1 Tetor 2023, 19:57

Argjinatura e Torovicës në Lezhë është plotësisht e dëmtuar, duke rrezikuar përmbytje në stinën e dimrit. Po kështu rruga sipër argjinaturës ka pësuar shkarje në gjithë gjatësinë prej 1.5 km. Brenda tetorit pritet të ndërhyhet premton drejtori i Ujitjes e Kullimit në Lezhë.