Lezhë/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, dëmtohen 8 makina të tjera! Një person i plagosur

18 Korrik, 22:47 | Përditesimi i fundit: 2024-07-18 22:52:37

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë-Lac, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

Përplasen dy automjete, njëra prej tyre ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali duke dëmtuar 8 makina të tjera si dhe rrezikuar jetën e klientëve.

Sipas të dhënave nga aksidenti një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spitalin e Lezhes.