Lezhë/ Fermerët distancohen nga përdorimi i pesticideve, plehra organikë për vreshtat e ullishtet: Ul kostot! Ekspertët: Garantojnë një prodhim bio

28 Janar, 15:42

Fermerët e Lezhës distancohen nga përdorimi i pesticideve në prodhimet e tyre duke e zëvendësuar me ushqyes organikë. Pas përdorimit tek rrushi një vit më parë, këtë vit do të ushqejnë edhe ullinjtë. Fermerët thonë për Report Tv se kjo mënyrë ul kostot, por është më efektive për prodhim të produkteve bio.