Lezhë/ Filmat për fëmijë, Qëndra Kulturore improvizohet edhe si kinema duke tërhequr të vegjëlit

4 Mars, 15:57

Në qëndrën kulturore të fëmijëve, Gjergj Lacaj, në Bashkinë Lezhë është improvizuar edhe shfaqja e filmave për fëmijë. Pavarësisht se është larg një kinemaje të mirëfilltë, fëmijët po e shijojnë këtë eksperiencë së bashku me prindërit e tyre. Megjithëse 5 javë më parë nisi me vetëm 10 fëmijë të ulur për të parë një film, tashmë salla mbushet plot dhe interesi sa vjen dhe rritet.