Lezhë, i vihet flaka makinës së efektivit të Shqiponjave, në afërsi të Komisariatit, shoqërohet një person

1 Korrik, 10:53 | Përditesimi i fundit: 2024-07-01 13:31:58

Makinës së një efektivi të policisë I është vënë flaka paraditen e sotme në qytetin e Lezhës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 minuta. Makina e efektivit të forcave Shqiponja ndodhej e parkuar në afërsi të komisariatit të policisë.