Lezhë, iu gjetën dy mina me telekomandë, arrestohet 24-vjeçari, do t'ua shiste grupeve kriminale

22 Mars, 10:20

Një 24-vjeçar është vënë në prangat e policisë, pasi u kap me 2 mina me lëndë plasëse C4, të cilat i kishte të fshehura në trup.

Arkil Selimi po i transportonte ato drejt Lezhës ku do tua shiste grupeve kriminale.

Ky shtetas po udhëtonte nga Fushë-Kruja drejt Lezhës me minat me telekomandë me vete. Policia kishte informacione nga inteligjenca policore për 24-vjeçarin dhe qëllimin e tij.