Lezhë, Lleshaj i ashpër për ndotjen e mjedisit: Lumenjtë e vendit, zgjatim i tualeteve

29 Maj 2020, 11:03 | Përditesimi i fundit: 2020-05-29 15:20:32

Ndotja e mjedisit dhe lumenjve ka ashpërsuar tonet e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili zhvilloi një inspektim mjedosor në lumin Drin. Nga Lezha, ministri u shpreh se lumenjtë janë shndërrua rnë tualete, ndërsa paralajmëroi se do të ndëshkohen nddotësit.

"Konstatoj me keqardhje që vijat ujore, lumenjtë e vendit tonë pak a shumë janë zgjatime të banjove të qyteteve, banjove të familjeve shqiptare dhe banjo të industrive shqiptare gjë që është krejtësisht e palejueshme, krejtësisht e papranueshme", është shprehur ministri Sandër Lleshaj.

Kjo situatë e krijuar me ndotjen e lumenjve sipas ministrit Lleshaj nuk na nderon dhe ne nuk mund të pretendohet  të bëhet turizëm.

"Këtu ka ndotës të mëdhenj, ka shumë ndotës, ndotës industrialë, ndotës urbanë, ndotës individualë, por qëllimi është që t’i ndërpresim të gjithë derdhjet dhe lumenjtë të kryejnë atë funksion  për të cilin i ka bërë Zoti, të sjellin ujë të pastër në krah të qyteteve tona. Gjithçka që hedhim në këtë lumë e marrim prapë mbrapsht, ose kur shkojmë në plazh, ose kur hamë perimet", u shpreh ministri Lleshaj.

Prej ditësh ReportTV është angazhuar në pasqyrimin e masakrës mjedisore të shkaktuar nga dora e njeriut në disa prej lumenjve në vend. Fillimisht me lumin e Tiranës e më pas me Lumin Ishëm ku 'bomba ekologjike' e krijuar po i  merr çdo ditë e më shumë frymën natyrës kjo edhe si shkak i papërgjegjshëmrisë institucionale.