Lezhë/ Mësuesi goditi nxënësin në shkollën ‘Kosova’, pezullohet nga puna! Klasa e 9-të në protestë: Nuk futemi në mësim pa u kthyer profesori, ra pre e një kurthi

16 Nëntor 2023, 09:49

Nxënësit e klasave të nënta në shkollën 9-vjeçare "Kosova" në qytetin e Lezhës, bojkotuan procesin mësimor këtë të enjte. Shkak u bë largimi nga pune i mësuesit të matematikes Ramiz Bajrami, i cili pak dite më parë shfaqej në një video në rrjetet sociale duke goditur një nxënës, gjatë orës së mësimit.