Lezhë/ Nxënësit pa ngrohje në gjimnaz! Kaldaja jashtë funksionit, të rinjtë bëjnë mësim në kushte të vështira: E kemi blerë vetë një rezistencë

6 Shkurt 2023, 13:39

Bashkia Lezhë bën me dije në 90% e shkollave kanë ngrohje, ndërsa në gjimnazin "Hydajet Lezha" nuk është arritur të vihet në funksion sistemi i ngrohjes i cili ka patur probleme që prej ndërtimit të shkollës në vitin  2010.

“Pjesën e Njësive Administrative tek të gjitha shkollat i kemi të mbuluar me ngrohje me dru ose me korent kur mungon ajo e druve. Tek Gjimnazi “Hydajet Lezha”, kemi pak probleme që pjesërisht kemi ngrohje me korent për shkak se kaldajat i kemi një problem të vjetër që akoma nuk i kemi restauruar por që është në proces”- tha nënkryetarja e bashkisë Lezhë, Eudea Molla.

I ftohti që ka përfshire të gjithë vendin, ka prekur edhe Lezhën duke sjellë temperatura të ulëta deri në -4 grad celsus.