Lezhë, pensionistët në radhë për shpërblimin e fundvitit: Pak është, por kanë bërë sevap me ne

13 Dhjetor 2023, 19:26

Në Lezhë pensionistët janë dyndur tek posta për të marrë shpërblimin e akorduar nga qeveria për festat e fundvitit. Ata thanë se qendrojnë për disa orë në radhë, ndërsa zyrtarët e postës kërkuan nga të moshuarit të paraqiten sipas grafikut, pasi në gjithë qytetit është vetëm një filial për shpërndarjen e pensioneve.