Lezhë, përkujtohet 320-vjetori i Kuvendit të Arbrit! Studiuesit: Kjo ngjarje i parapriu Rilindjes tonë kombëtare

14 Janar 2023, 19:25

Në Lezhë është përkujtuar 320-vjetori i Kuvendit të Arbrit, një nga ngjarjet më të rëndësishme për ruajtjen e identitetit kombëtar. Kisha ku është mbajtur kuvendi tashmë është restauruar dhe aksesohet shumë lehtë, pasi rruga është asfaltuar. Autoritetet lokale dhe ato fetare synojnë ta kthejnë në atraksion të turizmit kulturor.