Lezhë, rindërtimi i urës mbi lumin Drin tremb banorët e një pallati: Jetojmë me frikë! Bashkia: Punimet nuk cënojnë sigurinë e ndërtesës

21 Tetor 2023, 16:46

Në Lezhë banorët e një pallati dykatësh ndihen të rrezikuar, pasi punimet për urën mbi lumin Drin mund të sjellin dëme në themelet e pallatit. Bashkia thotë se janë kryer verifikime dhe s’ka asnjë rrezik për ta.