Lezhë, rruga me gropa në Spiten, banorët kërkojnë asfaltim

19 Shkurt, 13:34

Një ndër fshatrat më të populluar në Lezhe është Spiten, me afro 2 mijë banorë. Rruga që lidh këtë fshat me qytetin ka degraduar dhe është pothuasje e pakalueshme. Banorët kërkojnë asfaltimin e segmentit 1.5 km, ndërsa bashkia tha se e ka në planin e investimeve për këtë vit.