Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, kryefamiljari dërgohet tek Trauma

17 Maj, 14:38

Shpërthen një bombul gazi në një banesë në fshatin Rraboshtë të Lezhës, e për pasojë është plagosur kryefamiljari Gjergj Pali, 62 vjeç, i cili është dërguar në spitalin e Traumës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Bombula shpërtheu në katin e parë të një banese dy katëshe. Paraprakisht dyshohet se ka ndodhur për shkak të rrjedhjes së gazit dhe më pas ka shpërthyer bombula për gatim.