Lezhë/Vijon dezinsektimi në zonat problematike, trajtohen mbi 16 hektarë sipërfaqe për larvat e mushkonjave

25 Qershor, 18:21 | Përditesimi: 25 Qershor, 18:21

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë ka intensifikuar procesin e dezinsektimit në kuadër të marrëveshjes me ISHP, duke trajtuar mbi 16 hektarë sipërfaqe me ujë dhe zona problematike për larvat e mushkonjave. Fushata, që zgjat deri në tetor me ndërhyrje çdo 14 ditë, synon të ulë densitetin e mushkonjave dhe të parandalojë rreziqet për shëndetin publik.

E.H/Shqiptarja.com