Librat falas për 9-vjeçaren, prindërit: Janë të përdorur, fëmijëve s'u shërbejnë për të mësuar! Do t’i blejmë të rinj

11 Shtator 2022, 14:31

Pavarësisht se librat e arsimit bazë janë falas, të shumtë janë prindërit që kanë vendosur që një pjesë të paketës së librave t’ua blejnë të rinj fëmijëve. Sipas tyre librat e marra falas janë të korrektuara dhe me detyra të gatshme, duke cunguar kështu marrjen e njohurive të plota.