Lidhet marrëveshja me OKB/ Ministrja e Jashtme: Shqipëria, prova e vlerës së madhe që ka bashkëpunimi multilateral! Zv.ministri për raportin e BB: Populizmi injorant, kthehet në politikë trendi

25 Tetor 2021, 15:25

Qeveria shqiptare ka lidhur një marrëveshje me Kombet e Bashkuara.Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës së saj në ceremoninë e memorandumit të bashkëpunimit me Kombet e Bashkuara, në kuadër të 76-vjetorit të saj, është shprehur se Shqipëria dhe rajoni, janë provë e vlerës së madhe që ka bashkëpunimi multilateral.

Ministrja e konsideron një arritje të madhe marrjen e mandatit nga Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, pasi ofron mundësi të shkëlqyera për vendin tonë në sferën globale.