‘Ligjet’ miratojnë shtyrjen e afatit për dorëzimin e deklaratës individuale të të ardhurave! Vjerro: Nga dorëzimi i deklaratës fitojmë 1.2 mld lekë

24 Maj 2021, 22:36

Është miratuar në Komisionin e Ligjeve shtyrja e afatit për dorëzimin e deklaratën individuale të ardhurave për të dy-punësuarit dhe ata që marrin mbi 2 milionë lekë në vit. Shtyrja sipas financave ka si shkak paqartësitë në plotësimin e deklaratës dhe pengesat e shkaktuara nga pandemia.